home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login

FOL fillon monitorimin e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë

12 qershor, 2011

Lëvizja FOL, memorandume të ngjashme për monitorimin e prokurimit ka nënshkruar edhe me Minsitrinë e Drejtësisë dhe atë të Administratës publike ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka refuzuar lejimin e monitorimit të prokurimit nga Lëvizja FOL.

Photo

Foto-galeria e artikullit

Prishtinë, 10 qeshor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Ramadan Ilazi, nënshkruan të premten Memorandumin e bashkëpunimit midis Ministrisë dhe FOL, i cili i mundëson organizatës t`i vëzhgoj drejpëtdrejt procedurat e prokurimit në këtë Ministri.  Një memorandum i tillë synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien gjatë procesit të prokurimit publik.

Lëvizja FOL, memorandume të ngjashme për monitorimin e prokurimit ka nënshkruar edhe me Minsitrinë e Drejtësisë dhe atë të Administratës publike ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka refuzuar lejimin e monitorimit të prokurimit nga Lëvizja FOL.

Nënshkrimin e memorandumit më MsH-në, ministri Agani dhe kreu i Lëvizjes “Fol”, Ramadan Ilazi e vlerësuan me rëndësi për ngritjen e përgjegjësisë në menaxhimin e parasë publike.

Fidan Kalaja, koordinator i projektit të monitorimit të prokurimit në Lëvizjen FOL ka thënë se sektori i Prokurimit si më i prekuri nga korrupsioni duhet të ketë vëmendjen e posacme të shoqërisë civile.“Këto memorandume i shërbejnë rritjes së transprencës dhe llogaridhëniesë si dhe mbrojtjes së interest publik për parandalimin e keqëpërdorimit të parasë publike”, ka potencuar Kalaja. 

Kësisoj, në periudhqën prill-qershor, në Ministrinë e Drejtësisë janë anuluar dhe rishpallur afro 7 tenderë. Lëvizja FOL ka inspektuar gjatë kësaj faze edhe zbatimin e një kontrate.  Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kërkesa e Lëvizjes FOL për ndryshimin e Ligjit për Prokurim ka gjetur përkrahje, ndaj ka hartuar rreth 20 rekomandime që duhet t`i plotësoj legjislacioni i ri.

Një e arritur tjetër praktike gjatë kësaj faze është edhe ngritja e përgjegjshmërisë së operatorëve ekonomikë gjatë hartimit të ofertave.

Këto memoradume janë të parat të llojit të tillë në Kosovë, një praktikë ndërkombëtare e njohur në sferën e veprimit të OJQ-ve dhe është në funksion të avancimit të demokracisë si dhe mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike. 



komentet



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter