home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login

32 institucione publike, vetëm njëra transparente

18 nëntor, 2011

Lëvizja FOL për të dytin vit me radhe ka bërë një studim politikash publike

Photo

Foto-galeria e artikullit

Prishtinë, 18 nëntor 2011- Lëvizja FOL për të dytin vit me radhe ka bërë një studim politikash publike. Ashtu sikurse studimi i vitit 2010, edhe ky studim vlerëson transparencën e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike që operojnë në Kosovë. Këtë vit Lëvizja FOL është fokusuar kryesisht në përparimet e bëra që nga studimi i vitit të kaluar në funksionimin e strukturave të brendshme të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike që janë përgjegjëse për çështjet e komunikimit dhe informimit publik, natyrisht duke vlerësuar të njëjtat çështje si në raporti i kaluar. Pra, edhe ky studim fokusohet në atë se deri në çfarë niveli institucionet dhe ndërmarrjet publike kanë zhvilluar kapacitetet e strukturave të tyre formale për të siguruar zbatimin e plotë dhe efektiv të dispozitave kushtetuese dhe ligjore që garantojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në dokumentet publike, pra komunikimit dhe informimit publik, me qëllim të forcimit të transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut.

Gjatë konferencës së sotme për media u publikua analiza “Indeksi i Transparencës së Institucioneve dhe
Ndërmarrjeve Publike në Kosovë II” për vitin 2011. Analiza fokusohet në zbatimin e Ligjit për Qasjen në Dokumente Publike, nga ana e Zyrave të Komunikimit me publikun në Institucione përkatëse.

Drejtori i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, tha se “pyetësori i është dërguar 32 Institucioneve Publike, nga të cilat 16 kanë kthyer përgjigje, ku vetëm 1 është ranguar si institucion i hapur.  Doganat e Kosovës, përkatësisht Zyra për komunikim me Publikun, sipas studimit tonë vlerësohet të jetë zyra më transparente dhe e hapur në raport me: institucionet, mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës. Prej 100 pikë sa është vlerësimi në total, 93 pikë i ka marrë kjo zyrë. Ndërkaq, Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit sipas vlerësimit tonë ka marr vetëm 24 pikë nga 100, të cilat pikë e rangojnë si Institucioni më i mbyllur”.

Ju lutem gjeni në mënyrë tabelare rangimin e Institucioneve

Indeksi i Transparencës së Institucioneve dhe Ndërmarrjeve Publike (rangimi për 2010 dhe 2011 – pasqyrë krahasuese):
NR. INSTITUCIONI/NDËRMARRJA PUBLIKE           INDEKSI TRENDI
2010 2011
1. Dogana e Kosovës (DK)                           90 93
2. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 47 55
3. Agjencia për Privatizim e Kosovës (APK)           N/A 55 N/A
4. Ministria e Shëndetësisë (MSH)                       N/A 55 N/A
5. Kuvendi i Republikës së Kosovës (KRK)           53 50.5
6. Agjencia kosovare Kundër Korrupsionit (AKK)       69 48
7. Ministria e Integrimit Evropian (MIE)                 N/A 48 N/A
8. Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)                 N/A 45.5 N/A
9. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)                 62 45
10. Zyra e Kryeministrit (ZKM)                        41.5 42.5
11. Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK)       43 42.5
12. Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP)                 N/A 39 N/A
13. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) N/A 39 N/A
14. Ministria e Drejtësisë (MD)                        N/A 29.5 N/A
15. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)                 N/A 24.5 N/A
16. Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit (MKK)           N/A 24 N/A



komentet



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter